“6 muaj, 8 hite!” Capital T ka vendosur ta kthejë 2019-ën në vitin e tij


Jo më kot quhet “Hitman” (si titulli i një prej këngëve më të mira që ka). Capital T ka treguar vazhdimisht se talenti bashkuar me një punë të palodhur dhe zemër të madhe mund të të bëjë të arrish majat.

Në një treg muzikor të vështirë, me shumë konkurrencë dhe klikime ‘fake’, Kapo ka arritur të depërtojë mesazhet e tij nëpërmjet muzikës sepse ka qenë i vërtetë me dashamirësit e tij. Larg ekspozimit të tepërt, intervistave dhe bujës mediatike, të cilat nuk i ka përdorur ndonjëherë si kanale për të arritur suksesin, brenda 6 muajve të parë të vitit, Capital T ka lançuar plot 8 hite. E theksojmë jo thjesht këngë, hite.

Ndërkohë që tregon vetë se ende nuk ka përfunduar me zbulimin e materialeve të reja muzikore, të gjithë po presim mega-koncertin “Time Capsule” që do të mbahet në Tiranë më 19 shtator e ku këngëtari ka premtuar të prezantojë një tjetër standard koncerti, ngjashëm me ato që jemi mësuar të organizojnë yjet ndërkombëtarë në stadiumet e kryeqyteteve më në zë si Paris, Londër apo Berlin.

Na mbetet të presim dhe pak për të shijuar dhuratën e Kapos pas 10 vitesh karrierë dhe shumë dashurie të tejçuar nga ai nëpërmjet muzikës. Tani për tani po ju lëmë në shoqërinë e këtij mesazhi që i ka mbërritur në ‘inbox’ këngëtarit sepse e përmbledh më së miri çka duam të themi;


“6 muaj, 8 hite!” Capital T ka vendosur ta kthejë 2019-ën në vitin e tij

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format