Ndërron jetë pacienti tek Infektivi, viktima e tretë sot nga Covid-19


Një tjetër pacient ka humbur jetën sot në Spitalin Infektiv, si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive, nuk e ka fituar dot betejën me virusin, pavarësisht kujdesit të madh mjekësor.

70-vjeçari i konfirmuar me Covid-19, vuante po ashtu nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë tek Infektivi.

Deklarata e MSH:

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen. Po sot, gjatë paradites humbën jetën edhe dy të prekur të tjerë me COVID 19, një 70- vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana. Dy viktimat, kishin edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

/News31.al


Ndërron jetë pacienti tek Infektivi, viktima e tretë sot nga Covid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in