54 të shëruar në 24 orë, numri i rasteve të reja me Covid mbetet i lartë


Në katër javët e fundit, numri i rasteve të reja me Covid ka kaluar mbi 50. Në 24 orë, janë konfirmuar 64 të infektuar.

Dy pacientë kanë humbur jetën, ndërsa vijon të mbetet i lartë numri i të shtruarve në spital. Aktualisht, 84 pacientë po marrin shërbim tek Infektivi. Prej tyre, 11 janë në terapi intensive, ndërsa dy të intubuar. Nga ana tjetër, në 24 orë janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec. Në të gjithë vendin, 970 persona aktivë me Covid. Si çdo ditë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për respektim të masave të distancimit dhe zbatimin e protokollit nga ana e bizneseve.

Burimi: Top Channel


54 të shëruar në 24 orë, numri i rasteve të reja me Covid mbetet i lartë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in