5 arsyet përse duhet të ndajmë të njëjtin mendim me Lori Hoxhën përsa i përket pushimeve verore


Pushimet e verës janë më afër nga se duken dhe me siguri një pjesë e juaja ka nisur menjëherë të planifikojë destinacionin e radhës. Sidoqoftë, preferencat e gjithësecilit ndryshojnë për zgjedhjen e vendit ideal të pushimeve dhe rrallë herë ndodh që një rekomandim t’I përshtatet të gjithve. Megjithatë, mund t’ju themi se sugjerimi I Lori Hoxhës është ndër më të mirët që mund të merrni, duke e krahasuar dhe me çka shkruajnë mediat e huaja dedikuar turizmit.

Teksa ka kthyer disa përgjigje në “Ask me” Lori ka treguar se këtë verë dëshiron të shkojë në Capri, ishullin e njohur italian.

Më poshtë, ne do t’ju tregojmë 5 detaje nga ky destiancion që do t’ju bëjë edhe juve të prisni biletën për aty menjëherë.

1. Peizazhe mahnitëse – Capri është një bekim për sytë në sajë të peizazheve mahnitëse brenda dhe rreth ishullit. Mos e humbisni Grotta Azzurra, një shpellë e rrallë që ruhet si pasuri botërore për shkak të një reflektimi të dritës së diellit nëpër shpellën dhe ujërat përreth. Një tjetër tipar interesant i Capri-t janë Faraglioni, formacionet e shkëmbinjve të thepisur që dalin nga deti. Merrni një varkë dhe udhëtoni midis formacioneve shkëmbore për një pamje të paharrueshme.

2. Klima e butë. Ju mund të falënderoni klimën mesdhetare të Caprit për një mot veror perfekt, as vapë dhe as ftotë. I ndodhur në Gjirin e Napolit, Capri ka vendndodhjen ideale për të mos prekur asnjëherë ekstremet e temperaturave.

3. Suvenire unike. Merrni një suvenir unik si sandale lëkure të punuar me dorë apo liker limoncello nga rrjeti i famshëm i blerjes Capri, Via Camerelle. Dyqanet e firmave më të njohura nuk mungojnë gjithashtu nëse dëshironi ta ktheni eksperiencën e pushimeve verore në një nivel shumë të lartë.

4. Kopshtet dhe gjelbërimi. Për një tarifë hyrje prej vetëm 1 Euro, Augustus Gardens ofron kopshte panoramike me pamje që të lënë pa frymë. Në to do të gjeni dhe disa nga llojet më të rralla të luleve në botë, jo vetëm për të kaluar një kohë relaksuese por edhe nëse jeni adhurues I tyre, mund të merrni disa me vete për t’I mbjellë më pas në shtëpinë tuaj.

5. Anacapri. Vizitoni qytetin e Anacaprit për një shije të kuzhinës lokale. La Zagara është vendosur në një oaz të fshehur të një pemishteje limoni por që gjithsesi mund ta gjeni lehtësisht nëse pyesni njerëz të zonës. Hapur për drekë dhe darkë, ky vend I ka fituar të gjitha pikët për të qenë ideali edhe nga personazhet e njohur që kanë lënë vlerësimet e tyre atje. Nëse keni dhe ndonjë rast të veçantë, si propozim për martesë, e gjitha do të shijojë edhe më shumë.

Çfarë po prisni? /News31.al


5 arsyet përse duhet të ndajmë të njëjtin mendim me Lori Hoxhën përsa i përket pushimeve verore

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format