4 fëmijë të prekur nga Covid-19 në mesin e të infektuarve në Shqipëri


Numri i të prekurve nga Covid-19 në vendin tonë ka arritur në 174. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar ditën e sotme se mes tyre, gjenden 4 fëmijë. “Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar Eugena Tomini nga Task Forca.

Deri më tani, 73 persona që rezultojnë pozitivë me Covid-19 janë shtruar në Spitalin Infektiv. Nga këta të fundit, 3 raste janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Për sa i përket pjesës tjetër të pacientëve, gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar sipas raportimeve zyrtare. /News31.al

Burimi: BalkanWeb


4 fëmijë të prekur nga Covid-19 në mesin e të infektuarve në Shqipëri

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format