3 viktima nga Covid në 24 orët e fundit, 1014 raste aktive në të gjithë vendin


Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 69 raste të reja me Covid. Në të njejtin cikël kohor, 3 persona kanë humbur jetën nga virusi.

Viktimat janë një 44-vjeçare nga Durrësi, një 71-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar gjithashtu nga kryeqyteti. Në spitalin Infektiv aktualisht po marrin shërbim 79 pacientë. Prej tyre, 7 janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar. Nga ana tjetër, 25 qytetarë janë shëruar nga Covid.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje. Në të gjithë vendin, aktualisht janë 1014 persona aktivë me Covid.

Si çdo ditë, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për ruajtjen e masave të distancimit, si dhe zbatimin e protokollit nga ana e bizneseve. Prej rreth katër javësh, numri i rasteve të reja vazhdon t’i kalojë 50.

Burimi: Top Channel


3 viktima nga Covid në 24 orët e fundit, 1014 raste aktive në të gjithë vendin

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in