Nisur nga Dua Lipa, ngjyra që zgjidhni për flokët tregon shumë për personalitetin tuaj


Dua Lipa ka eksperimentuar shumë me flokët së fundmi. Para karantinës, këngëtarja kishte zgjedhur kombinimin e rrënjëve të zeza me flokët e verdha.

 

Gjatë izolimit në shtëpi, Dua e ndryshoi disa herë ngjyrën. Me siguri, ajo frymëzoi shumë nga ndjekëset e saj për verën e këtij viti, por çfarë do të thotë për personalitetin tuaj secila nga nuancat e mëposhtme?

Nëse preferoni të kuqen, kjo pasqyron anën tuaj të shndrritshme. Atë anë, që rrezaton kudo që shkoni. Ju jeni tërheqëse dhe nuk keni frikë ta tregoni këtë. Jeni gjithmonë në lëvizje dhe nuk pranoni “Jo”-në si përgjigje.

Nëse zgjidhni portokallinë, atëherë ju nuk keni frikë të ndryshoni. Dëshironi të argëtoheni dhe rrallë preferoni të qendroni në shtëpi. Gjithmonë në lëvizje, ju dalloni për stilin unik dhe të pagabueshëm.

Nëse zgjidhni rozën, atëherë ju jeni padyshim njeriu më argëtues në rrethin shoqëror. Pëlqeni të shijoni ekstremitetin dhe jeni në krye të netëve plot gjallëri nën shoqërinë e miqve. Ekspresiviteti është karakteristika juaj kryesore.

Tani, e keni ju në dorë të zgjidhni cila “Dua” do të jeni? /News31.al


Nisur nga Dua Lipa, ngjyra që zgjidhni për flokët tregon shumë për personalitetin tuaj

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in