10 vajza të njohura shqiptare që unazën e martesës e kanë aksesorin më të dallueshëm në fotot e tyre


Unazat e martesës kanë patur një historik të gjatë kur vjen puna tek emrat më të famshëm të artit. Më e përfolura ka qenë ajo e Elizabeth Taylor, një dhuratë nga Richard Burton, me vlerë origjinale 2.5-3.5 milion dollar, e që më pas u shit për plot 8.8 milion dollar. Shifra këto po aq marramendëse, sa dhe reale.

Diamanti 33 karatësh që Taylor mbante në gisht thuajse çdo ditë të jetës së saj (të paktën gjatë martesës me Burton) ka mbetur në histori, e jo më kot. Në listën e aktoreve të përfolura lidhur me këtë temë është përfshirë dhe Angelina Jolie, unaza e së cilës, krahasuar me atë të Elizabeth, ka një shifër më modeste, siç është ajo e 500.000 dollarë.

Me pak fjalë, çmimet variojnë nga më të ndryshmet, në varësi të gurit që mbart, por le të zbresim nga hijeshia hollivudiane e t’i hedhim sytë nga të famshmet tona. Disa prej tyre kanë zgjedhur të mos mbajnë unazë, ndonëse të martuara. Tuna është një prej vajzave që nuk shihet me këtë aksesor në gisht, të paktën në fotot në rrjetet sociale.

Ka dhe një listë të atyre vajzave që rrallë i pikas pa unazë – aq rrallë, saqë nuk është çudi të përfundojnë në titujt e lajmeve rozë, ku përfliten për ndarje a ribashkime. Ne të News31.al kemi përzgjedhur dhjetë ‘besniket’ e këtij aksesor, për t’ia u sjellë edhe më në qendër të vëmendjes tuaj. /News31.al

ADELINA TAHIRI

MARINA VJOLLCA

MIRIAM CANI

XHEMI SHEHU

SARA HOXHA

AJOLA XOXA

RUDINA DEMBACAJ

ELITA RUDI

JONA SPAHIU

XHENSILA MYRTEZAJ

10 vajza të njohura shqiptare që unazën e martesës e kanë aksesorin më të dallueshëm në fotot e tyre

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format